Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e saj për vitin 2025 kritikon autoritetet e Maqedonisë së Veriut për betejën e saj kundrejt çrrënjosjes së trafikimit me njerëz. Në raport thuhet se autoritetet po bëjnë përpjekje të konsiderueshme, por vendi ende nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Andaj në përputhje me veprimet në rritje të raportimit të trafikimit, Maqedonia mbetet në nivelin e dytë.
“Këto përpjekje përfshinin hetimin e më shumë rasteve të dyshuara të trafikimit dhe ndjekjen penale të më shumë të akuzuarve. Qeveria rriti përpjekjet përfshirë identifikimin e më shumë viktimave, zhvillimin e procedurave të reja për ekipet mobile dhe rritjen e burimeve për një strehë të drejtuar nga OJQ-ja për viktimat e trafikimit. Fondet u ndanë për një fond kompensimi për viktimat, u formua një komision për të gjykuar rastet dhe u krijua një grup të mbijetuarish për të dhënë rekomandime për përpjekjet kundër trafikimit.”, thuhet në raport.
Megjithatë theksohet se standardet minimale nuk u përmbushën në disa fusha kyçe.
“Më pak trafikantë u dënuan, ndërsa Prokuroria kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk kishte burime të mjaftueshme për të trajtuar të gjitha rastet nën juridiksionin e saj. Disa policë vendorë dhe prokurorë të rretheve nuk i referuan rastet e mundshme të trafikimit me njerëz deri te grupi punues kundër trafikimit me njerëz ose te Prokuroria antikrim dhe përdorën akuza për kundërvajtje me dënime më pak të rënda për të ndjekur penalisht trafikantët.”, shtohet në raport.
Në dokument gjithashtu përshkruhen rekomandime për vendin për të përmirësuar situatën, duke përfshirë hetimin, ndjekjen penale dhe përpunimin e fuqishëm të krimeve që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe përfshirjen e dënimeve të konsiderueshme me burg.
