Çmimi i cigareve është rritur për 10 denarë për një pako. Prodhuesit thonë se rritja nuk është rezultat i rritjes së akcizave ose taksave shtetërore, por pjesë e politikës së çmimeve që lidhet me rritjen e shpenzimeve të prodhimit dhe logjistikës, shkruan Alsat.
Ndërkohë, rritja e çmimit të cigareve nuk ndikon në numrin e duhanpirësve në vend. Sipas hulumtimeve të fundit, 45.4% e të rriturve janë duhanpirës aktivë, ndërsa njerëzit që nuk kanë konsumuar kurrë duhan janë 39%. Mesatarisht, një duhanpirës aktiv konsumon deri në 18 cigare në ditë apo përafërsisht një pako në ditë.
Por a planifikojnë që t’i lënë cigaret duhanpirësit?
“Ndoshta dikush dëshiron ta lërë, por nuk mundet sepse është një lloj varësie”, tha një qytetar.
“Duhet t’i rralloj ose të mos i përdor fare, është e dëmshme, edhe nuk është për standardin tonë”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Jo ende. Por jam gati ta lë, mjaft është mjaft”, theksoi një qytetar.
Sipas hulumtimit të fundit nga Instituti i shëndetit publik, mosha në të cilën të rinjtë fillojnë të pinë duhan ulet në mënyrë drastike. Mesatarja në Maqedoni është 13 vjeç e gjysmë.
“Pirja e duhanit tek të rinjtë mbetet e përhapur dhe po rritet në disa vende. Sipas informacioneve të arritshme, mbi 38 milionë të rinj midis moshës 13 dhe 15 vjeç konsumojnë ndonjë formë të duhanit”, raporton gazetari i Alsat, Angell Dimovski.
Në BE, 18.4% e popullsisë janë duhanpirës kurse në botë duhan konsumon 17% i popullsisë
