Saturday, November 8, 2025
HomeMaqedoniDuhanpirësit më të rinj janë 13-vjeçarët

Duhanpirësit më të rinj janë 13-vjeçarët

Duhanpirësit më të rinj janë 13-vjeçarët, ndërsa 40% e të rinjve deri në moshën 18-vjeçare konsumojnë duhan. Këto janë vetëm disa nga të dhënat alarmuese të prezantuara sot në analizën e Institutit “Analitika Think-Thank”.
Ky fenomen e rendit vendin ndër ata me shkallën më të lartë të duhanpirjes mes të rinjve, duke kërkuar një reagim të koordinuar nga të gjithë faktorët shoqërorë.
Ministrja e Arsimit thekson se edukimi dhe ngritja e vetëdijes janë çelësi për parandalimin e këtij problemi dhe për ruajtjen e shëndetit të të rinjve, duke shmangur shpenzimet e mëvonshme shëndetësore.
“Në kuadër të arsimit fillor dhe të mesëm, në lëndë të ndryshme janë prezente tema mbi edukimin shëndetësor. Ja edhe një risi tjetër, në klasën e 7-të këtë vit u prezantua lëndë zgjedhore “Mësoj mbi shëndetin tim”, me çfarë kjo qeveri ka bërë tjetër është se këtë vit zgjidhjet e reja ligjore, në ligjin e ri që kemi sjellë për edukimin fillor dhe të mesëm, kemi obliguar shkollat që të zbatojnë programe kundër diskiminimit, dhunës, delikuencave të të miturve, por patjetër edhe kundër keqpërdorimit të substancave, si duhani, droga dhe alkooli.”, – deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Por, përfaqësuesja nga Instituti “Analitika” beson se ka akoma hapësirë  për përmirësim të rregullativave ligjore, në veçanti përfshirjen e produkteve të reja,  si cigaret elektronike, në Ligjin për mbrojtje nga pirja e duhanit, që do të ndikonte dhe në ndryshimin e perceptimeve se të njëjtat janë variante më të sigurta për përdorim.
“Analizat na tregojnë se të rinjve nën moshën 17-vjeçare nuk u ndalohet blerja, nevojitet kujdes më i madh në respektimin e rregullativës ligjore. Më tutje nëse duam ta shohim dhe anën fiskale, është mirë të rriten çmimet e produkteve të reja, si cigaret elektronike, të cilat faktikisht përdoren më së shumti nga të rinjtë.”, – theksoi Tamara Mijoviq Spasova nga Instituti “Аnalitika Think- Thank”.
Pirja e duhanit është e ndaluar në ambientet e brendshme dhe të jashtme të shkollës, por respektimi i rregullave nuk mund të mbetet vetëm barrë për mësimdhënësit, por duhet ngritje e vetëdijes në mesin e nxënësve përmes programeve të edukimit.
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments