Një 39-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është gjetur i vdekur në qendër të Lubjanës. Mediat sllovene raportuan se ai ishte rrahur për vdekje.
Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së konfirmon se Ambasada Maqedonase u njoftua se një shtetas maqedonas nga Koçani humbi jetën natën e 2 tetorit. Familja e të ndjerit është njoftuar dhe rasti po shqyrtohet nga Departamenti i Policisë Kriminale Sllovene.
“Ju informojmë se Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë është njoftuar se gjatë natës së 2 tetorit 2025, një shtetas maqedonas, i lindur në vitin 1986 në Koçan, humbi jetën. Sipas informacioneve nga policia sllovene, të afërmit e të ndjerit janë njoftuar tashmë, dhe rasti po shqyrtohet nga Departamenti i Policisë Kriminale. Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë është në kontakt me familjen e të ndjerit dhe me institucionet kompetente sllovene, me qëllim ofrimin e mbështetjes së nevojshme konsullore dhe monitorimin e rrjedhës së mëtejshme të procedurës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
