Friday, October 17, 2025
HomeRajonBërdo-Brioni, bisedohet për të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian

Bërdo-Brioni, bisedohet për të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian

Bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e mira fqinjësore, integrimi evropian, Plani i Rritjes së BE-së, politikat për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore dhe sidomos të rinisë, ishin temat në tavolinën e punës të liderëve të Ballkanit Perëndimor, gjatë samitit dyditor në Shqipëri. Takimi në kuadër të Procesit të Bërdo Brionit organizohet nga presidentja e Sllovenisë dhe presidenti i Kroacisë, nën udhëheqjen e presidentit shqiptar Bajram Begaj, si nikoqir.

“Shqipëria mbështet dialogun rajonal me fokus bashkëpunimin dhe procesin e integrimit evropian. Vlerësojmë progresin e arritur në këto drejtime. Për ne, bashkëpunimi rajonal mbetet instrumenti kryesor i integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe duhet të vazhdojmë të shkëmbejmë eksperiencat dhe njohuritë tona për të pasur rezultate akoma më të prekshme nga ky proces i Bërdo Brionit”, deklaroi Bajram Begaj, President i Shqipërisë.

Në samit morën pjesë Presidentja e vendit Gordana Siljanovksa Davkova, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai i Malit të Zi Jakov Milatoviq dhe anëtarë të Presidencës së Bosnjës. Bërdo-Brion është iniciativë e vitit 2010 e Sllovenisë dhe Kroacisë, dy shtete anëtare të BE-së, që synon të rrisë bashkëpunimin rajonal për të lehtësuar rrugën drejt BE-së. Një paketë prej 6 miliardë eurosh e miratuar më 2023 si Plan rritje nga BE-ja ndihmon financiarisht vendet e rajonit. Të gjitha vendet e rajonit i kanë pranuar mjetet e para, ndërsa Kosova dhe Bosnja ende jo

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments