Saturday, November 8, 2025
HomeMaqedoniLirohen derivatet e naftës

Lirohen derivatet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim me të cilin bëhet  ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2% krahasuar me vendimin e datës 29.09.2025.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), ulen për 1,50 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet për 1,00 denar për litër.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS ulet për 0,931 denarë për kilogram.
Nga data 7.10.2025, prej orës 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motorike EUROSUPER BS-95 – 74,00 denarë për litër
  • Benzinë motorike EUROSUPER BS-98 – 76,00 denarë për litër
  • Karburant dizel EURODIZEL BS (D-E V) – 68,50 denarë për litër
  • Vaj djegës ekstra i lehtë 1 (EL-1) – 68,00 denarë për litër
  • Mazut M-1 NS – 36,660 denarë për kilogram
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments