Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, mirëpriti delegacione nga Republika e Austrisë dhe Republika e Sllovenisë. Austria dhe Sllovenia janë ndër partnerët më konsekuent të RMV–së dhe mbështetës të procesit të aderimit drejt BE-së, vlerëson ministri Murtezani. Me këto shtete, sipas tij, do të përforcohet bashkëpunimi në rrugën eurointegruese, bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimi i politikave të qëndrueshme në dobi të qytetarëve.
“Ky bashkëpunim i frytshëm është pjesë e një historie më të gjerë evropiane për progres të përbashkët, stabilitet dhe vlera të përbashkëta. Jam i bindur se bisedat e sotme do të kontribuojnë për një bashkëpunim edhe më intensiv dhe më të koordinuar mes tre vendeve, në frymën e agjendës së përbashkët evropiane. Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet partner i përkushtuar dhe i besueshëm, ndërsa ne si Qeveri jemi të vendosur të vazhdojmë me reformat dhe me kontribut aktiv ndaj stabilitetit, solidaritetit dhe unitetit të Bashkimit Evropian.”, u shpreh ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.
