Friday, October 17, 2025
HomeRajonShqiptari ekzekutohet në Kolumbi nga vrasësi me pagesë

Shqiptari ekzekutohet në Kolumbi nga vrasësi me pagesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën pasdite në qytetin Medellin të Kolumbisë, ku një 44-vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë në një atentat të dyshuar nga vrasës me pagesë.

Sipas raportimeve të Euronews Albania, viktima është identifikuar si Artur Tuçi, i lindur në Shqipëri, por që posedonte dokument identiteti ekuadorian. Gjatë sulmit, është plagosur edhe një grua që po e shoqëronte atë.

Autori i dyshuar i krimit është arrestuar nga policia kolumbiane në komunën Bello, në veri të Luginës së Aburras. Ai udhëtonte me motoçikletë dhe kishte me vete armën e zjarrit që dyshohet të jetë përdorur në atentat.

Të dyja – arma dhe motoçikleta – janë sekuestruar nga autoritetet.

Hetimet për motivet dhe rrethanat e sulmit janë në vijim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments