Komuna e Tetovës bën kontrolle të rregullta të qenve endacakë të sterilizuar, për të mbrojtur qytetarët e saj. Gjatë një kontrolli të rregullt, u konstatua se të paktën një qen është sjellur nga Shkupi në Tetovë.
Për këtë dëshmon çipi me numër serik i cili përmban të gjitha të dhënat për qenin.
Prandaj, si ndërmarrje publike jemi të detyruar të ngrejmë publikisht këtë shqetësim: Kush po i sjellë qentë nga Shkupi në Tetovë? Për çfarë qëllimi bëhet kjo?
Ne do të vazhdojmë të kujdesemi për sigurinë e tetovarëve, por edhe t’i denoncojmë lojërat e pista që bëhen kundër qytetit tonë.
